Me klas dhe stil drejt Kuvendit/ Të gjithë sytë mbi Monika Kryemadhin, çudit me modelin e flokëve (Fotot)

10/09/2021 14:11

140 deputetët e Kuvendit janë shfaqur plot klas dhe stil me nisjen e legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetet kanë preferuar të shfaqen me ngjyra të çelura, të forta apo edhe të errëta.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka çuditur të gjithë me lookun e saj, ndërsa dukej shumë elegante me modelin e ri të flokëve dhe veshjen.

Gjithashtu edhe Grida Duma i ka lënë të gjithë pa fjalë me fustanin e kuq ngjitur pas trupit.

Bezha, lejlaja, bluja, bojqielli dhe e kuqja kanë qenë të preferuarat e ligjvënësve për 4 vitet e ardhshme.

Deputetet e PD-së kanë ardhur më të kuruara pas 2 vidte e gjysmë mungesë, ndërsa socialistet kanë preferuar ngjyra të errëta dhe kostume klasike.

Në veshjet e tyre nuk kanë munguar aksesorët si lule apo flutura duke i kombinuar me ngjyrat.

FOTO GALERI
4/60

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA