140 deputetët e Kuvendit janë shfaqur plot klas dhe stil me nisjen e legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetet kanë preferuar të shfaqen me ngjyra të çelura, të forta apo edhe të errëta.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka çuditur të gjithë me lookun e saj, ndërsa dukej shumë elegante me modelin e ri të flokëve dhe veshjen.
Gjithashtu edhe Grida Duma i ka lënë të gjithë pa fjalë me fustanin e kuq ngjitur pas trupit.
Bezha, lejlaja, bluja, bojqielli dhe e kuqja kanë qenë të preferuarat e ligjvënësve për 4 vitet e ardhshme.
Deputetet e PD-së kanë ardhur më të kuruara pas 2 vidte e gjysmë mungesë, ndërsa socialistet kanë preferuar ngjyra të errëta dhe kostume klasike.
Në veshjet e tyre nuk kanë munguar aksesorët si lule apo flutura duke i kombinuar me ngjyrat.
Top Channel