Milos është shpallur ishulli më i bukur në botë dhe Europë për vitin 2021, nga revista amerikane “Travel + Leisure”.
Në vendin e dytë u pozicionua ishulli Folegandros, ndërkohë që në kategorinë “20 ishujt më të mirë në Evropë” Greqia fitoi pjesën më të madhe.
Me rastin e shpalljes së çmimeve të këtij viti, redaktorët e revistës theksojnë se Milos fitoi falë banorëve të tij miqësorë, të cilët mirëpresin vizitorët duke i inkurajuar ata të eksplorojnë fshatrat piktoreskë, tavernat e shkëlqyera etj, ndërsa shtojnë gjithashtu se mund të njihet edhe për shkak të statujës së Afërditës.
Milos ofron mundësi të shumta akomodimi, shpërblim-fitimi i kantinave, marrja e rrezeve të diellit në shkëmbinjtë vullkanikë, zhytja me ujë në shpella dhe më pas darka në restorante të shkëlqyera.
Top Channel