Risia e madhe në stërvitjen e kësaj të marteje të Barcelonës ishte prania e Ansu Fatit si pjesë e grupit. Sulmuesi 18-vjeçar sheh dritë në fund të tunelit dhe një pjesë të punës me topin e ka bërë me shokët e skuadrës. Memphis Depay dhe Frenkie de Jong, ndërkohë, kanë zhvilluar një seancë stërvitore specifike.

Tek Barça nuk duan të nxitojnë sa i përket kthimit në fushë të Ansu Fatit, edhe pse ndjesia është që nuk do të vonojë shumë. Djaloshi i lindur në Guinea-Bissau natyrisht që nuk do të jetë kundër Getafes, në fundjavë, por mund të ëndërrojë të luajë kundër Sevilla, në “Pizjuán”, 10 muaj pas dëmtimit të meniskut të brendshëm të gjurit të tij të majtë, që e detyroi t’i nënshtrohet tri herë operacionit. Një sprovë e vërtetë për sulmuesin e ri, që u lëndua më 6 nëntor 2020, në ndeshjen kundër Betisit, në “Camp Nou”.

Ansu, i cili po trajtohet në Madrid javët e fundit me dy fizioterapistë të besuar dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve të Barçës, tani po përballet me pjesën e fundit të rehabilitimit, me angazhim fizik dhe ritmik, pas një periudhe parasezonale të veçantë dhe një kohe të gjatë joaktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA