“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi 18/09 19:04
Numri i viktimave nga rrëshqitjet e tokës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën shtetin federal Maharashtra në Indinë perëndimore është rritur në 136.
“Deri natën e kaluar, 136 persona humbën jetën në incidente të lidhura me rrëshqitjet e dheut”, tha mëngjesin e sotëm ministri i Ndihmës së Shtetit dhe Rehabilitimit, Vijay Wadettiwar.
Ai tha se situata është nën kontroll dhe se po bëhet çdo përpjekje për t’u ofruar njerëzve ndihmën e nevojshme. Zyrtarët e autoriteteve indiane thonë se më shumë se 1.000 persona po kërkohen në shtetin federal Maharashtra.
Top Channel