Arjen Robben ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur. Kjo u komunikua nga vetë holandezi përmes profilit të tij në Instagram:

“Të dashur miq të futbollit, kam vendosur të ndërpres karrierën time si futbollist. Një zgjedhje shumë e vështirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë.”

37-vjeçari sezonin e kaluar ka veshur fanellën e Groningenin, skuadër me të cilin ka spikatur që në moshë të re. Në karrierën e tij Robben, përveç fanellës së Groningenit, ka veshur ato të PSVs-ë, Chelsea-t, Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut, duke fituar trofe të shumtë. Ai e mbyll karrierën me 32 trofe: 8 të Bundesligës, 2 Premier League, 1 LaLiga dhe 1 Eredivisie dhe mbi të gjitha 1 Champions League me fanellën bavareze.

Me ekipin kombëtar holandez ai mori pjesë në tri Kampionate Evropiane (2004, 2008 dhe 2012) dhe në tre Botërore (2006, 2010 dhe 2014).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA