Një grup tifozësh kthyen shpinën në homazhin për Mazzola, Juventus gjobitet 10 mijë euro
Xavi Hernandez do të bëjë debutimin e tij si trajner i Holandës me ndeshjen ndaj Gjermanisë, e para për skuadrën e Portokallinjve në këtë fushatë të Nations League.
Trajneri katalanas ende nuk ka pasur kohë për të mësuar himnin holandez edhe pse 46 vjeçari pohoi se do të përpiqet për këtë duke ditur se një pjesë e këtij himni ka aludime për Spanjën
‘Do të përpiqem ta mësoj. Të shohim. E di historinë e Mbretit të Spanjës, por kam nevojë për kohë-tha Xavi, një përgjigje që i referohet himnit holandez që kishte aludime direkte për Spanjën, mbretin esaj dhe që flet për nderin, sfidat dhe ‘spanjollin mizor’. Jo më kot, poema që u krijua në periudhën 1569/1578, i dedikohet Princit Vilhelm i Oranzhit, lideri i luftës për pavarësinë nga Mbreti Felipe II i Spanjës
Ky himn është konsideruar si himni më i vjetër në botë. I kompozuar mes 1568 dhe 1572, ai u realizua gjatë periudhës së njohur ‘Lufta e 80 viteve’ gjatë të cilave holandezët kanë luftuar mes të tjerëve edhe me spanjollë. Ky konflikt përfundoi me njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturave ‘Provincat e Bashkuara’.
Mbreti i Spanjës është i përfshirë në tekstin e himnit. Mes elementëve që përbëjnë himnin holandez është një pjesë thelbësore që tërheq shumë vëmendjen dhe që thotë: Një princ i Oranzhit jam, i lirë dhe guximtar, Mbretin e Spanjës gjithnjë e kam nderuar. Kjo frazë synon të nënvizojë se fisniku holandez i qëndroi gjithmonë besnik monarkut të Spanjes, por duke qenë i barabartë me të.
Top Channel