Xavi Hernandez dhe himni holandez ku përmendet dhe Spanja: Do të përpiqem ta mësoj…
Gjesti i shëmtuar i një pjese të tifozëve të Juventusit që gjatë mbajtjes së minutës së heshtjes në nder të Sandro Mazzolës kthyen shpinën dhe thirrën në kor emrat e Gaetano Scirea, Andrea Fortunato e Gianni Agnelli, bëri që klubi bardhezi të dënohet me 10 mijë euro gjobë.
Ky është vendimi i marrë nga Gjykatësi Sportiv që nuk i shtoi dënimit mbylljen e sektorit jugor të stadiumit juventin
Në ditët e kaluara u fol për mundësinë e gjobitjes së Zonjës së Vjetër me 50 mijë euro, pot Gjykatësi Sportiv, Gerardo Mastrandrea vlerësoi se gjesti i shëmtuar u krye nga një numër i vogël tifozësh dhe kështu që nuk dha dënimin maksimal.
Për më tepër Gerardo Mastrandrea vlerësoi edhe reagimin e menjëhershëm të klubit bardhezi që mori menjëherë një qëndrim të fortë ndaj atij gjesti të neveritshëm si dhe distancimin edhe të pjesës tjetër të të pranishmëve që ishin në stadium.
Top Channel