Dy të vdekur dhe 1500 të helmuar/ Shpallet gjendja e emergjencës në Deçan. Dyshohet uji i pijshëm
13/07/2021 19:31
Në mbi 1500 ka shkuar numri i qytetarëve në Deçan, që kanë kërkuar trajtim mjekësor nën dyshimet për helmim.
Prej tyre, 900 kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa mbi 24 janë referuar në Spitalin e Pejës për hospitalizim.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tregon se gjendja e pacientëve në përgjithësi është stabile.
Por, shton se gjatë kësaj periudhe janë përballur me mungesë të barnave nga lista esenciale.
Si rrjedhojë, kjo komunë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për çka është kërkuar edhe ndihma e nivelit qendror.
Dyshimet e para qonin drejt helmimit të ujit të pijes, megjithatë analizat e para kanë hedhur poshtë këto dyshime
Top Channel