Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën
Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Uellsin dhe skuadra kuqezi ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për këtë përballje.
Trajneri Edy Reja e ka bërë gati formacionin që do të hedhë në fushën e lojës diçka që ai e pohoi edhe në konferencën e tij për shtyp. si zakonisht skuadra jonë kombëtare do të zbresë në fushën e lojës me skemën 3-5-2 dhe Pa Etrit Berishën, portën e kuqezinjve në sfidën me uellsianët do ta mbrojë Selmani.
Mbrojtja ashtu siç e tha edhe vetë Reja pasditen e së premtes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli. Në mesfushë konfirmohet prania e Keidi Bares, Amir Abrashit që do të jetë edhe kapiteni i skuadrës për këtë përballje dhe Endri Cekiçit, ndërkohë që atyre u bashkohen edhe Doka dhe Ermir lenjani. Përsa i përket sulmit, Rei Manaj do të ketë si partner në repartin e avancuar Bekim Balajn.
Pas sfidës me Uellsit, Kombëtarja Shqiptare do të udhëtojë drejt Pragës për të zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore, atë me Cekinë dhe që të dyja këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel