Superliga e Europës nuk mund të jetë temë diskutimi për presidentin e UFA-s, Aleksander Çeferin. Në intervistën e dhënë për francezen “L’Equipe”, kreu i qeverisë së futbollit botëror deklaroi:
“U zhgënjeva shumë kur mësova për lindjen e projektit. Ishte një komplot i kryer nga disa klube. Ishte një situatë stresuese, por në fund gjërat u kthyen në vendin e tyre.”
Nëntë nga dymbëdhjetë klubet themeluese u kthyen në “orbitën” e “UEFA”-s, ndërsa kundër Barcelonës, Juventusit dhe Realit të Madridit nisi procedimi disiplinor:
“Për të gjithë familjen e futbollit, qëndrimi i tyre është tronditës dhe i papranueshme. Asnjëherë mos thuaj kurrë, por nuk mendoj se do të flitet për Superligën të paktën për dhjetë vitet e ardhshme”.
A janë rrezikojnë klubet që nuk janë tërhequr përjashtimin nga Championsi?
“Komiteti do të vendosë, është i pavarur, nuk jam në gjendje të përgjigjem. Nuk ka dialog me Juventusin, Realin dhe Barcelonën, ata dërgojnë vetëm letra zyrtare. Për të gjithë familjen e futbollit, qëndrimi i tyre është tronditës dhe i papranueshëm.”
Top Channel