Playoff-i i Botërorit/Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia, ende në garë për një vend në Botëror 27/03 01:55
Skuadra e Llapit fiton për herë të parë në histori Kupën e Kosovës. Ekipi nga Podujeva mposhti në një finale dramatike të zhvilluar në “Fadil Vokrri” Dukagjinin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt përfundoi 0-0, ndërsa në shtesë skuadrat shënuan nga një gol.
Dukagjini realizoi i pari me anë të Merlakut në minutën e 113, pikërisht kur gjyqtari po bëhej gati për përfundimin e pjesës së dytë shtesë, Elvis Prenci barazoi 1-1.
Te goditjet e penalltive llapjanët u treguan më të saktë, duke realizuar 4 nga 5 tentativat, ndërsa futbollistët e Dukagjinit dështuan në dy raste.
Top Channel