17/11 19:08
Gjatë ditës së sotme artistja e njohur, Altuna Sejdiu e cila njihet me ermin e artit Tuna është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave, duke lajmëruar vetëm pasi solli në jetë djalin.
Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë në një postim në rrjetin social Instagram.
Ai ka shpërndarë një foto të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim “Mirëserdhe në jetë Zen”.
Ndërkohë, ai dhe këngëtarja ndajnë së bashku edhe një djalë tjetër, që quhet Tian.
Top Channel