Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton. 20/12 19:28
Pas Atletico Madrid, Athletic Bilbao mposht edhe Sevillan, duke vrarë shpresat e skuadrës andaluziane që ëndërronte titullin.
Unai Simon ishte njeriu i ndeshjes i cili me pritjet e tij ndali Sevillaj që në fund u ndëshkua nga goli i Inaki Williams, finalizim që i dha tre pikët skuadrës së Marcelino Garcia Torral.
Sevilla nëse do të fitonte këtë sfidë do të mbetej 3 pikë pas Atleticos dhe do të shkonte me besim në sfidën e javës së ardhshme ndaj Realit. Por tashmë pas kësaj disfate ëndrrat janë shuar, dhe titulli do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr.
Top Channel