“ArtKand”, program i artit në Top Channel ka mbërritur në episodin e gjashtë, me mbi 36 vepra të prezantuara në total dhe gjashtë shitje deri tani.
Në episodin e radhës, u prezantuan për publikun gjashtë vepra të reja, të cilat do të qëndrojnë në ankand për të paktën një javë.
Puna e fundit e autorit Andrea Kushi ishte surpriza e çeljes së programit
Portreti i Gjon Karmës,”Vaj ne kompesate” me përmasat 50×41 cm, vepra prezanton aktorin në rolin e Ndre Kaltanës te drama “Shtatë Shaljanet”, vepër e vitit 1958, u prezantua me çmimin fillestar 3.500 €.
“Selvitë e Starovës”(Pogradec) një vepër e autorit Todi Mato e teknikës Vaj në fajazit me përmasat 92×42 cm u nxor në ankand me çmimin fillestar 2000€. Vepra është e vitit 1976.
Met Deliu ishte e pjesë e programit nëpërmjet veprës “Peisazh me Borë” e teknikës Vaj në kanavace e me përmasa 40×30 cm u propozua me çmimin fillestar 1500 €. Vepër e vitit 1984.
Në pjesën e dytë të programit u soll vepra e Lekë Tasit, “Në rrugën e Kavajës”, e realizuar me teknikën Vaj në kanavace e me përmasat 100×55cm, kjo vepër e vitit 2002 u nxorr në program me çmimin 2000 €.
Anastas Kostandini, Taso , u soll në program nëpërmjet veprës “Pijetari”, e përmasave 140×110 cm. Vepra e vitit 1999, u propozua për çmimin fillestar 1.800€.
Skica për pllakat, “Labirinti i ëndrrave” e piktorit të filmit Shyqyri Sako, një vepër e vitit 1993, u nxorr në ankand me vlerën fillestare Cmimi 1500€.
“ArtKand” ju gjen çdo të shtunë, ‘live’ në orën 14:00 në ekranin e Top Channel.
Top Channel