Viti 2016 ishte i mrekullisë për futbollin shqiptar e sidomos për kombëtaren shqiptare.
Ishte viti kur përfaqësuesja shqiptare bëri historinë teksa për herë të parë u kualifikua në fazën finale të një Evropiani sic ishte Euro 2016 në Francë.
Një sukses që ngriti peshë të gjithë shqiptarët tifozë apo jo e sidomos qeverinë e vendit. Autoritetet më të larta nuk i kursyen nderimet për Kuqezinjtë dhe iu akordoi atyre edhe pasaportave diplomatikë si ‘ambasadorë të mirë’ të Shqipërisë. Por tani Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme komunikoi që këtyre futbollistëve t’u hiqet pasaporta diplomatike.
Ditën e mërkurë ministria për Evropën dhe punët e Jashtme dërgoi një shkresë në zyrat e Federatrës Shqiptare të Futbollit ku bëri të ditur shfuqizimin e vendimit për dhënien e pasaportave diplomatike për delegacionin kuqezi të datës 23 qershor 2016, që është menjëherë për Evropianit të Francës. Ky institucion thekson se sipas VKM të ndryshuar në 12 qershor të 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që kanë të drejtë të përfitimit të pasaportave diplomatike. Ministria e Jashtme thekson gjithashtu se subjektet që janë të pajisur me këto pasaporta mund t’i përdorin deri në 30 qershor të 2021
Për impaktin e këtij vendimi ka reaguar dhe Ministrja Olta Xhaçka që nëpërmjet një postimi në Facebook sqaroi se vlefshmëria e pasaportave diplomatike përfundon ashtu siç ndodh me çdo dokument tjetër identifikimi dhe i bëri thirrje lojtarëve dhe delegacionit që duhet t’i dorëzojnë deri në 30 qershor pasaportat e marra në atë kohë. Por Federata Shqiptare e Futbollit e kontaktuar nga Top Channel, e konsideron të nxituar këtë vendim, duke sqaron dhe vërtetuar se pasaportat që ata kanë janë 10-vjeçare dhe afati i tyre i skadencës është 22 qershor 2026.
Top Channel