Drejtuesit e Vllaznisë përdorin “kamxhikun” për të motivuar stafin dhe futbollistët për pjesën e mbetur të sezonit. Mediet sportive në vend kanë zbuluar se trajnerit Brdaric, pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik si dhe futbollistëve është dërguar një shkresë nëpërmjet postës elektronike që konfirmon marrjen e masës ndëshkimore (gjobë) për rezultatet e dobëta.
Mësohet se drejtuesit e lartë të klubit, në mbledhjen e para pak ditëve ditëve kanë vendosur të ndërmarrin këtë masë (Brdaricit është gjobitur 1.5 milionë lekë të vjetra) për ta shkundur ekipin, që edhe përballë Korabit në Kupë nuk është si bindi shumë me performancë në fushën e blertë.
Gjithsesi, ky vendim për gjobitjen e stafit dhe futbollistëve nuk do të ekzekutohet, pasi janë gjoba me kusht. Nëse skuadra nuk e arrin objektivin e saj, atëherë paratë do t’i mbahen çdo pjesëtari të Vllanisë. Në rast të kundërt, pra nëse kuqeblutë u kthehen rezultateve pozitive, gjobat nuk do te ekzekutohen.
Klubi ka dhënë disa herë shpërblim gjatë këtij sezoni për rezultatet e mira, por me këtë ecuri negative në javën e fundit është konsideruar e drejtë edhe marrja e masave ndëshkimore, në mënyrë që futbollistët të reagojnë, që në fund të sezonit të mos “u djegë xhepi”.
Top Channel