Kosova, Foda tregon për bisedën me Rrahmanin: Kemi folur, por detajet mbeten mes nesh
Daniel Maldini rezultoi negativ në testet për lëndët narkotike të kryera pas aksidentit rrugor ku u përfshi përpara një jave dhe ku mbetën të lënduar 5 persinae. Sulmuesi i Cagliarit dhe kombëtares italiane në fakt rezultoi nën limitet e përcaktuar për këto teste që u kryen në spitalon Niguarda të Milanos.
Nga ekzaminimet që u vunë në dispozicion nga Policia lokale që i hoqi patentën 24 vjeçarit që kishte rezultuar pozitiv në testin për alkoolin dhe që do të dorëzohen në Prokurori, rezultoi se lojtari nuk ishte në drejtimin e makinës nën efektin e lëndëve narkotike
Ngjarja ndodhi në agimin e të dielës së kaluar në periferinë veriore të Milanos. Maldini, me makinën e tij nuk dha një përparësi dhe u përplas me një makinë tjetër me futbollistin që rezultoi pozitiv në testin për alkoolin dhe si rrjedhojë iu hoq edhe patenta.
Sulmuesi i Cagliarit që është grumbulluar nga trajneri Maldini për ndeshjet e Nations League ndaj Belgjikës, Francës dhe Turqisë kishte rezultuar negativ edhe në testet për lëndë narkotike që kreu një ditë pas aksidentit në një laborator në Cagliari. ‘Daniel nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike-kishte deklaruar avokati i tij, Danilo Buongiorno që shtoi se rezervonte të drejtën e ndërmarrjes së veprimeve civile dhe ligjore për të mbrojtur imazhin dhe reputacionin e futbollistit.
Edhe klubi i Cagliarit e kishte mbrojtur Daniel Maldinin duke deklaruar se informacionet e publikuara në lidhje me pozitivitetin e tij të supozuar në testet e drogës ishin të pabaza.
‘Aksidenti i Maldinit është një kapitull i mbyllur. Pozicioni mbetet ai i një prindi. Në raste të tilla kur del për të pirë diçka është e preferueshme të mos merret makina-deklaroi presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini për Radio Anch’io lo sport.
Top Channel