Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik, u zbuluan në një shpellë afër Detit të Vdekur në Izrael.

Sipas Autoriteti izraelit i Antikiteteve, zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran” u gjet në shpellat në skajin verior të Detit të Vdekur. Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike të njohura deri më sot.

”Gërmimet e mëtejshme në shpella filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur ato nga plaçkitjet që mund të ndodhin në shkretëtirën e Judesë. Zbulimi i ri përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; një skelet i mumifikuar i një fëmije 6 000 vjeçar; monedha, maja shigjetash, rroba; sandale, krehër si dhe një shportë 10 500 vjet e vjetër, ndoshta më e vjetra e gjetur ndonjëherë”, theksuan nga Autoriteti i Antikiteteve.

“Këto objekte nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, ka thënë Avi Cohen, kreu i Ministrisë së Trashëgimisë dhe Jerusalemit.

Autoriteti theksoi në njoftimin e tij sot se hyrja në shpellë është e ndaluar për arsye sigurie.

Zbulimet e jashtëzakonshme u bënë gjatë një projekti izraelit për të parandaluar plaçkitjen në Tokën e Shenjtë, për të cilën ekspertët thonë se ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm për objekte të pazbuluara.

Drejtori i Autoritetit të Antikiteteve Izrael Hasson, i cili nisi operacionin, i kërkoi qeverisë Izraelite të bënte më shumë për të mbrojtur thesaret e tjera të pazbuluara.

“Fragmentet e rrotullës të zbuluara rishtas janë një thirrje zgjimi për shtetin. Burimet duhet të ndahen për përfundimin e këtij operacioni të rëndësishëm historikisht”,  tha ai.

“Ne duhet të sigurohemi që të rimarrim të gjitha të dhënat që nuk janë zbuluar ende në shpella, para se ta bëjnë grabitësit. Disa gjëra janë përtej vlerës.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA