“Tërmet” në familjen mbretërore/ Sonte transmetohet intervista e princit Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle

07/03/2021 19:54

Sonte pas mesnatës me orën e Evropës, nipi i Mbretëreshës së Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle pritet që në intervistën e dhënë për Oprah Winfrey të shkaktojnë tërmet në imazhin e familjes mbretërore angleze.

Intervista e Harry dhe gruas së tij amerikane Meghan Markle dhënë në Oprah Winfrey të stacionit televiziv amerikan CBS i cili do të transmetohet pas mesnatës me orën e Evropës dhe nga mbi 75 stacione televizive në mbarë botën, pritet të jetë takimi televiziv ndoshta i dekadës për nga përmbajtja shokuese e atyre që pritet të thuhen, për ç’ka ndodh brenda familjes mbretërore angleze, ku ka lindur dhe është rritur nipi i Mbretëreshës 94 vjeçare, Elisabet.

Intervista është bërë në Kaliforni ku jeton Harry dhe gruaja e tij, e cila nga pasazhet e transmetuara deri më tani të kësaj interviste, bën komente të rënda për mënyrën sic pretendon ajo se është trajtuar dhe dhimbjen e shkaktuar ndaj saj nga anëtarët e kësaj familje mbretërore, të cilës ajo i ka vënë epitetin Firma.

Media britanike raporton të dielën se Mbretëresha do e injorojë intervistën shpërthyese të nipit të saj dhe gruas së tij, e cila është cilësuar nga oborri mbretëror si cirk, pasi sipas The Times, Mbretëresha preferon të përqendrohet në çështje më të mëdha me të cilat ndeshet kombi, por edhe në shëndetin e bashkëshortit të saj dhe gjyshit të princit, i cili ndodhet prej 20 ditësh në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zyrtarët e Pallatit e kanë akuzuar çiftin se i kanë hapur “luftë” familjes mbretërore dhe kanë paralajmëruar se do kundërpërgjigjen. Monarkia angleze me një histori 1200 vjeçare dhe 61 monarkë deri më sot, mbetet një nga institucionet më të vjetra dhe mbijetuese në historinë botërore dhe sipas historianëve të saj, kjo intervistë do mbesë një episod i pakëndshëm edhe pse sulmi ndaj saj vjen nga një pjesëtar i rëndësishëm si vëllai, bashkë me gruan e tij të Mbretit të ardhshëm të Anglisë, Princit Uilliam, njëri nga dy djemtë  dhe më të madhit të princeshës së ndjerë Diana, e cila edhe ajo sulmoi afro dy dekada më parë familjen mbretërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA