Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Lezhë ditën e sotme për të parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.
Teksa i uronte të moshuarve “shëndet”, ndërsa listat e personave që do të vaksinohen ditën e sotme janë përgatitur nga mjekët e familjes. Ministrja Manastirliu bëri me dije se rreth datës 15 mars do të vijë dërgesa e radhës me 8 mijë vaksina nga Pfizer.
“Ne po vijojmë në të gjithë qendrat e vaksinimit. Kemi arritur mbi 15 mijë vaksnime. Besoj që do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera që presim nga Covaxi, që besoj në dy javët e para do të ketë ardhjen e serisë së parë. Gjithashtu nga Pfizer që data 15 do të jetë dërgesa e radhës, rreth 8 mijë vaksina ndërkohë po kombinojmë punën edhe për dozën e dytë”, tha Manastirliu duke theksuar sërish se me vaksinat AstraZeneca do të vaksinohen mësuesit.
Top Channel