24/05 15:52
Everton vijon të bëjë mirë në kampionatin anglez, pasi mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Southamptonit.
“Toffees”vinin në këtë takim me moral të lartë pas triumfit në derbin ndaj Liverpoolit dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 9’ me anë të brazilianit Richarlisson, ndërsa më vonë shënoi edhe mbrojtësi Keane, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Më pas skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti menaxhoi mirë lojën deri në vërshëllimën finale dhe mori një fitore me mjaft vlera, që e ngjit në kuotën e 43 pikëve, shumë pranë zonës Champions të renditjes.
Top Channel