Video e një instruktoreje palestre të quajtur Khing Hnin Wai, që jeton në Pyinmana, Mianman po bën xhiron në rrjet.
Ajo ndodhej në qendër të qytetit dhe po zhvillonte rutinën e saj ditore, pa ditur dhe pa kuptuar se pas saj po zhvillohej një… grusht shteti!
Në videon që Khing ka publikuar në rrjete sociale, shfaqet duke bërë ushtrime fizike, pa e vënë re se kolona automobilash ushtarake po drejtoheshin drejt parlamentit.
Disa përdorues të rrjetit vendosën në dyshim vërtetësinë e videos, megjithatë Khing Hnin Wai ka një seri videosh të tjera teksa bën stërvitje, dhe ato i dokumenton në “Facebook”.
Khing ka treguar për mediat se stërvitjen po e bënte në vazhdën e përgatitjes së një konkursi, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë për famë.
Sakaq, grushti i shtetit ka nisur pasi ushtarët e njohur si Tatmadaw, pretendojnë se ka një manipulim në zgjedhjet e kaluara të zhvilluara në nëntor. Por deri më tani asnjë provë manipulimi të pretenduar nuk është vërtetuar.
Top Channel