Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 102 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 102.057.371 raste me COVID-19.
Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit është rritur në 2.201.325. Me gjithsej 26.338.607 raste dhe 443.769 jetë të humbura, SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia.
SHBA-ja ndiqet nga India me 10.720.971 raste, Brazili 9.060.786, Rusia 3.793.810, Britania e Madhe 3.743.734, Franca 3.130.629, Spanja 2.792.360, Italia 2.515.507, Turqia 2.457.118, Gjermania 2.194.562, Kolumbia 2.067.575, Argjentina 1.905.524, Meksika 1.825.519, Polonia 1.496.665, Afrika e Jugut 1.437.798, Irani 1.398.841, Ukraina 1.211.593, Peruja 1.119.685 dhe Indonezia me 1.037.993 raste.
Ndërsa në humbjen e jetëve renditet SHBA-ja me 443.769, e cila ndiqet nga Brazili me 221.676, Meksika 155.145, India 154.047, Britania 103.126, Italia 87.381, Franca 74.800, Rusia 71.651, Spanja 57.806, Irani 57.736, Gjermania 56.220, Kolumbia 52.913, Argjentina 47.601, Afrika e Jugut 43.105, Peruja 40.484, Polonia 36.443, Indonezia 29.331, Turqia 25.605, Ukraina 22.479 dhe Belgjika me 20.892.
Në të gjithë botën, deri më tani janë shëruar 73.903.379 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa ende 25.949.207 të tjerë vazhdojnë trajtimin.
Top Channel