Edi Martini, në analizën që i bëri ndeshjes me Kukësin, theksoi se me pikët që i mungojnë për shkak të gabimeve të arbitrave, Teuta sot do të ishte në vendin e parë.
“Ishte ndeshje shumë e sikletshme. Donim të merrnim tri pikët, të mos prishnim serinë pa humbje. Kur luan ndaj një rivali direkt, kënaqësia është më e madhe. Jemi më lart se të gjitha skuadrat sa i përket mbrotjes dhe qarkullimit të topit, por kemi çeduar pak në sulm. Kam thënë edhe më përpara që është çështje kohe shënimi i golave. Pengu i këtij viti është që duhet të kishim pasur shumë pikë më tepër.”
Fati me Teutën: “Kukësi ka lojtarë shumë të mirë, kur kanë topin bëhen shumë të vështirë për t’u markuar. Normalisht sot ishte një ndeshje shumë e fortë. Patëm raste si ne dhe Kukësi, sot fati ishte me ne.”
Mungojnë pikë nga gjykimi: “Nuk është kollaj të ndërtosh një skuadër nga fillimi. Ne kemi qenë skuadër e konsoliduar. Kemi humbur shumë pikë. Rreth 8 pikë i kemi humbur nga arbitrimi. Në qoftë se do të kisha pasur ato pikë, do të isha në vendin e parë. Gjithsesi jemi në vend të dytë, shumë afër vendit të parë. Të ulemi me këmbë në tokë dhe të shtojmë ritmini e stërvitjes. Duhet përqendrim maksimal dhe besim të vetja.”
Top Channel