Festë në plazh/ Turistët britanikë në rrezik dëbimi nga Australia

29/12/2020 12:46

Australia thotë se mund të deportojë shumë turistë që kanë shkelur rregullat e Covid-it, pasi qindra prej tyre janë parë të festojnë në një plazh në Sidnei në ditën e Krishtlindjes.

Video të festës janë ndarë në mediat sociale dhe tregonin turma të rinjsh që këndonin dhe kërcenin në Bronte Beach, duke shkelur rregullat. Shumë prej tyre besohet se janë britanikë. Eventi shkaktoi zemërim dhe zyrtarët e quajtën atë absolutisht të patolerueshme.

Sindei po përballet me një shpërthim të ri të virusit pas muajsh pa raste lokale. Rishfaqja e virusit, një javë para krishtlindjes, çoi në rikthimin e kufizimeve në qytet, përfshirë ndalimin e tubimeve dhe festave dhe një izolim në rajonet më të prekura. Ministri australian i emigracionit, Alex Hawke, tha se ai ishte shokuar nga skenat në Bronte Beach dhe lëshoi një paralajmërim për vizitorët e tjerë.

“Nëse dikush kërcënon shëndetin publik, viza e tij mund të anulohet dhe revokohet”, tha ai. Sidoqoftë, ai nuk saktësoi se si apo nëse autoritetet do të gjurmonin personat që morën pjesë në festën në Bronte Beach, asnjë prej të cilëve nuk është gjobitur apo penalizuar nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA