Ndonëse fillimisht u mendua se ata do të ishin dyshja e parë që do të formonte një çift në “Për’Puthen”, sot gjërat qëndrojnë ndryshe.
Ana dhe Fatjoni, në bisedën sqaruese që patën puntatën e kaluar, vendosën të hiqnin dorë nga njëri-tjetri dhe të përqendroheshin në zgjedhje të reja. Mirëpo, biseda e dyshes, u diskutua sërish puntatën e kësaj të hëne. Fatjoni sqaroi se ai dhe Ana nuk do të jenë kurrë bashkë, por shtoi se e vlerëson shumë bukuroshen, e nëse ajo do të ketë nevojë për gjë, do ta ketë gjithmonë në krahë.
“Arjan, unë Anën pavarësisht se çfarë do të ndodhi është e acaruar me atë nuk do të kem gjë kurrë, por unë e vlerësoj shumë si femër. Unë shikoj çfarë po bën këtu. Nuk kam ardhur për shoqe këtu ka shumë gjëja që nuk na bëjnë bashkë. E shikoj si një femër që e vlerësoj dhe mua do të më ketë në krahë. Unë nuk e mohoj vlerësimin ndaj saj, ka disa gjëra që nuk jemi dot bashkë”, tha Fatjoni.
Top Channel