Nisi si një risi në televezionet shqiptare, për tu kthyer në një fenomen. Përputhen programi i parë i dashurisë reality në Shqipëri, që theu tabu dhe solli rinine në ekran ashtu pa filtra të censuruar.
Stafi i programit përputhen, pak para nisjes së programit të ditës së sotme, festoi shifrën rekord të audiencës, 100 milion shikime në You Tube, ende pa bërë 3 muaj transmetim.
Janë 24 episode të plota që janë klikuar mbi 1 milion herë e sa kaq episodi më e preferuar është 1.5 milion dhe lidhet me historinë e Anës dhe Fatjonit. Një rekord absolut për tv shqiptare.
Historitë mes të rinjve, xhelozitë, intrigat, pëlqimet apo antipatitë të sjella ashtu sic janë në të vërtetë , pa dashur ti transformojnë apo zbukurojnë ato, janë padyshim suksesi i fenomenit tv përputhen. Nën autorsinë e Olsa Muhameti, cdo ditë ky program në orën 18:20 minuta mbërthen në ekranin e top Cannel shikuesit, dhe në orën 19:30 në kanalin zyrtar të Top Channel në You Tube.
Top Channel