Gjeni në fushë, idhull i lënduar jashtë saj/ Ngritja e Diego Maradona nga lagjet e Buenos Aires mes më të mëdhenjve

25/11/2020 20:02

Për shumë njerëz Diego Maradona mbahet mend më mirë për golin e “Dorës së Zotit” që eliminoi Anglinë nga kampionati botëror Mexico 86.

Por të tjerë besojnë se argjentinasi i shkurtër duhet të mbahet mend si lojtari më i madh që ka zbukuruar ndonjëherë fushën e futbollit.
Dy net pas fitores së zhurmshme të kampionatit botëror 1978 nga Argjentina, rrugët e Buenos Aires ishin të mbushur celebrues, teksa trajneri Cesar Luis Menotti mbante djemtë heroikë në barin e një hoteli të qendrës.

Teksa Menotti trokiste gotat me Passarella, Ardiles, Kempes apo Luque, një djalë i vogël qëndronte në qoshe, tepër i ri për t’u vënë re e po ashtu për të pirë alkool.

Diego Armando Maradona asokohe nuk zinte shumë vend në mendimet e Menotti.

Vetëm kur djaloshi rrëshkiti në errësirë drejt dhomës së tij, Menotti u kujtua të diskutonte të ardhmen e adoleshentit thuajse të panjohur.
Mario Kempes, heroi golashënues i Kupës së Botës, informonte trajnerin se do të linte klubin e tij spanjoll dhe duhej ta zëvendësonte dikush për një ndeshje miqësore të FIFAs.

Kur Menotti u pyet sesi mund të zëvendësohej i madhi Kempes, ai tha: “E patë atë djalin që ishte më herët në bar? Ai do të veshë fanellën nr, 10 herën tjetër. Do ta shikoni”.

Maradona konsiderohej tepër i ri në moshën 17 vjeçare për të qenë pjesë e lavdisë së 1978. Por zhvillimi i ngjarjeve e bëri më pas sfiduesin më të madh të Pele.
Menotti e kishte pikasur këtë teksa e përshkruante: “E shihni atë djalë, Diego, është një futbollist i krijuar nga qielli”.

Maradona u ngrit nga varfëria e Buenos Aires për të luajtur më vonë për skuadrën që ishte ëndrra e çdo adoleshenti Boca Juniors, dhe më pas duke ndriçuar fushatën e Kupës së Botës për Argjentinën, duke u kthyer në një simbol shprese.

Karakteri i tij çapkën e i pakorrigjueshëm ishin ndoshta arsyeja që Pele nuk e shpalli atë menjëherë si pasues të fronit të futbollistit.
Megjithë aftësitë e tij hyjore, Maradona kishte një trup të shkurtër, të kërrusur dhe këmbë të shtrembëra, prandaj ndoshta atij nuk iu dha menjehere statusi i zotëruar më parë nga Pele.

Por ishte pikërisht qendra e tij e ulët e gravitetit që e bekoi Diego Armandon me shkathtësinë në kthesa dhe nisjen e shpejtë me topin. Ishte aftësia e tij për të prodhuar hile magjike në shpejtësi të lartë, që e bënin vrasës para porte, aftësi këto që e veçojnë edhe sot nga legjenda si Zidane, Ronaldo, Cruyff, Platini apo apostuj të tjerë të Pele.

Pas epokës sportive ylli i futbollit nuk ishte shumë i adhuruar nga mediat, të cilat tashmë shqetësoheshin vetëm për skandalet e tij, varësitë apo destinacionet e dyshimta “anti-perëndimore”.

Edhe sot ato shkruajnë se “Argjentina e donte atë, apo ai nuk donte veten”.

Por Maradona sigurisht që do të mbetet futbollisti më i mirë që ka luajtur këtë lojë, një bekim, ashtu si “dora e Zotit” që kishte sjellë më herët lavdinë, derisa I Plotfuqishmi vendosi se erdhi koha që shpirti i tij të bjerë në paqe.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA