Ish-zëvendës kryeministri dhe ish Ministri I Brendshem, bashkim Kopliku e humbi betejën me Covid -19.
Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, ndërsa të shtunën do të dërgohej në Itali për kurim, por gjatë rrugës u nda nga jeta.
Bashkim Kopliku ka qene një nga figurat më të rëndësishme të partisë demokratike dhe politikës shqiptare pas viteve ’90-të. Numri dy I qeverisë dhe ministër I brendshëm, deputet, dhe me herët kryetar i Bashkisë Durrës. Prej vitit ’97 ishte tërhequr nga politika aktive, por ishte kontributor me shume artikuj për zhvillimet politike dhe me gjere, ndërsa daljet televizive ishin te rralla.
Betejën me covid 19 e humbi edhe regjisori i njohur Muharrem Fejzo në moshën 87-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital. Firmën e tij e mbajnë disa nga filmat më të njohur shqiptarë. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, si Operacioni “zjarri” dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit ishte “Muri i gjallë”, që Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.
Edhe Ish futbollisti Nikolin Lorenci, ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare pasi ishte i prekur koronavirusi. Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në Tiranë në gjendje të rëndë dhe mëngjesin e së shtunës e humbi betejën.
Nikolin Lorenci ka qenë futbollist i Besëlidhjes me të cilën e bëri debutimin e pare në 1965 për të luajtur deri në sezonin 1978/79. Në mesin e viteve 90 ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa në 2018 ai u shpall Qytetar Nderi i Lezhës.
Top Channel