Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Spanja do të luajë një takim miqësor me Holandën para dy përballjeve të vlefshme për Nations League kundër Zvicrës e Gjermanisë, ndërsa trajneri Luis Enrique ka publikuar sot edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto ndeshje.
Kështu është kthyer në grumbullimin e “Furia Roja”-s edhe sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës që nga nëntori i vitit të kaluar, kur edhe kishte shënuar gol në fitoren me goleadë 7-0 ndaj Maltës.
Në rikthimin e Moratës te Spanja ka ndikuar jo pak edhe momenti fantastik që sulmuesi po kalon te Juventusi, ku ka arritur të shënojë 6 gola mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, duke u shndërruar në një lider të bardhezinjve.
“Kam vendosur të grumbulloj Moratën, sepse që kur është transferuar te Juventusi, është një lojtar tjetër, i përmirësuar në aspekte të ndryshme sulmuese e mbrojtëse. Është gjithmonë kënaqësi të bësh llogaritë me Alvaron në grup”, u shpreh Luis Enrique.
Lista e të grumbulluarve:
Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simon
Mbrojtës: Sergio Ramos, Pau Torres, Gayá, Reguilon, Jesus Navas, Sergi Roberto, Eric Garcia, Iñigo Martínez.
Mesfushorë: Busquets, Rodri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Canales, Koke, Marcos Llorente.
Sulmues: Morata, Gerard Moreno, Oyarzabal, Ansu Fati, Ferran Torres, Dani Olmo, Adama Traoré.
Top Channel