Prej 9 muajsh e zhdukur/ Ç’po ndodh me bashkëshorten e Kim Jong-un? Mediat: Edhe mund të jetë ekzekutuar

23/10/2020 17:11

Shumë mistere vijnë nga Korea e Veriut! Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri Sol-ju. 31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik.

Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian. Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai. Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.

Madje as në paradën më të fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 tetor. Sipas mediave pranë Koresë së Veriut, zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është diskutim që bëhet prej muajsh me radhë. Sipas burimit të pa identifikuar, ka te thashetheme që po qarkullojnë në lidhje me 31 vjeçren. E para, është ajo se Ri po vuan nga një problem shëndetësor, por nuk është kjo teoria kryesore.

Disa të tjerë besojnë se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të shumtë aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA