Pasi shtyu dy herë radhazi Kampionatin Europian U19, UEFA vendosi ta anulojë përfundimisht këtë kompeticion, për shkak të situatës së vështirë që po krijohet me valën e dytë të koronavirusit.

Ky Europian ishte planifikuar për t’u luajtur në Irlandën e Veriut në korrikun e 2020-ës, por u shty fillimisht për në nëntor e më pas për në mars të 2021-shit, megjithatë sot qeveria europiane e futbollit njoftoi anulimin përfundimtar të tij.

Në bazë të këtij vendimi, Franca, Portugalia, Italia, Anglia e Holanda kualifikohen automatikisht për në Kupën e Botës U20, që është planifikuar për t’u zhvilluar pranverën e ardhshme në Indonezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA