Elvis Plori nuk është më trajneri i Besëlidhjes.

Fillimi negativ i sezonit në Kategorinë e parë, ku në dy ndeshjet e para lezhjanët kanë regjistruar dy humbje, bënë që klubi dhe tekniku të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre në mënyrë konsensuale siç e konfirmon edhe vetë Besëlidhja në një komunikatë për shtyp të publikuar në rrjetet sociale

‘KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori. Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe’-lexohet në komunikatën e Besëlidhjes.

Në dy javët e para Besëlidhja është mundur nga Kukësi me rezultatin 2-0 dhe Korabi 2-1 dhe e sheh veten në fundin e klasifikimit pa asnjë pikë dhe me një bilanc 1 gol i shënuar dhe 4 të pësuar.

Top Channel