‘Nuk ia kam idenë’/ Basha i kujton planin me 5 pika Ramës: E besoj se nuk e ke dëgjuar…por po e përsëris

12/10/2020 14:53

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me planin e propozuar nga PD për krizën e Covid-19.

Rama ditën e sotme deklaroi para gazetarëve që nuk ia ka idenë për planin me 5 pika të Bashës. Ndërsa kreu i opozitës ka zgjedhur që t’ia përsërisë edhe një herë këtë plan.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të korrigjuar problemet e mëdha, për të larë duar apo pajisja me maska. Përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet të jetës dhe ekonomisë. Ndërkohë nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur , Edi Rama tha se nuk ka dëgjuar për këtë plan. Unë e besoj. Zgjedh ta besoj se ai nuk e ka dëgjuar, pasi ai ka vite që nuk dëgjon njerëzit prindërit që su ka mbetur asnjë alternativë për të plotësuar nevojat. Biznesi ka vite që lufton për mbijetesë. Nuk dëgjon mjekët që ka një javë që kërkojnë mbështetjen minimale. Po e përsëris edhe njëherë planin me 5 pika për të vetmin shqiptarë që nuk e ka dëgjuar.” ka thënë mes të tjerash Basha.

Plani i Rimëkëmbjes: 5 hapa kundër krizës
 
1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
 
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
 
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
 
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA