Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Maqedonisë së Veriut, ku nesër do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të shkurtër që prej themelimit, play off-in për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

Sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në “Tose Proeski” të Shkupit, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19, megjithatë fansat kanë karikuar maksimalisht futbollistët dardanë në rrugën drejt kryeqytetit maqedonas.

Disa qindra nxënës shkolle dhe qytetarë nga hani i Elezit kanë dalë në të dy anët e rrugës pranë doganës, duke valëvitur flamuj kuqezi, por edhe ata të shtetit të Kosovës, ndërsa një pjesë e tifo-grupit “Dardanët” ishin grumbulluar pranë kufirit me Maqedoninë për të shprehur mbështetjen ndaj futbollistëve.

Autobusi ku udhëtonin “Dardanët” u ndal para se të kalonte kufirin, ndërsa nga autobusi zbritën kreu i FFK-së Ademi dhe 4 futbollistë si Atdhe Nuhiu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Valon Berisha, të cilët përshëndetën tifozët në rrugë për atmosferën e krijuar.

Ndërkohë nuk munguan as thirrjet inkurajuese si “Duam Fitore” apo “O sa mirë me qenë shqiptar”, ndërsa fishekzjarret e tymueset e bënë edhe më spektakolare atmosferën në Hanin e Elezit. SS

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA