Yamal do të pushtonte internetin, por këtë herë magjinë e bën Brajan Gruda (VIDEO)
15/10/2026 12:03
Një moment spektakolar nga Brajan Gruda!
Sulmuesi me origjinë shqiptare i RB Leipzigut ka tërhequr vëmendjen me një veprim teknik të jashtëzakonshëm, të publikuar edhe nga faqja zyrtare e Champions League në rrjetet sociale.
“Po të ishte Lamine Yamal, do të kishte pushtuar internetin”, është ideja që shoqëron videon, duke vënë në dukje se një veprim i tillë do të merrte vëmendje edhe më të madhe nëse protagonisti do të ishte ylli i Barcelonës.
Gruda, i huazuar te Leipzigu nga Brighton, tregon se ka shumë për të ofruar me talentin dhe teknikën e tij.
Nutmeg followed by a croqueta 😮💨
#UCL https://t.co/WziNfDpX7S
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 14, 2026
Top Channel