Sonte rikthehet emocioni i Europa League me një sërë sfidash mjaft interesante të fazës së ligës, ku vëmendja kryesore e tifozëve do të jetë e përqendruar në Austri.

Kuqezinjtë e Milanit do të zbresin në fushë në orën 18:45 në një transfertë delicate përballë FC Salzburg, një sfidë ku italianët do të kërkojnë me çdo kusht pikët e plota për të konsoliduar pozitat e tyre në renditje dhe për të konfirmuar ecurinë pozitive në arenën ndërkombëtare. Të gjitha sfidat e mbrëmjes do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Përveç përballjes së Milanit, e njëjta fashë orare e orës 18:45 do të sjellë edhe përballje të tjera të forta nëpër Europë. Bayer Leverkusen do të udhëtojë drejt Polonisë për t’u ndeshur me Lech Poznan, ndërsa në Francë pritet një duel mjaft interesant mes Lyon dhe anglezëve të Crystal Palace. Gjithashtu, spanjollët e Real Sociedad do të kenë një transfertë të vështirë përballë belgëve të Union St.Gilloise.

Në takimet e tjera të kësaj fashe të parë orare, AZ Alkmaar pret Hapoel Beer Sheva, Sparta Prague ndeshet me Lillestroem, Sunderland luan në transfertë ndaj Torreense, si dhe NK Celje pret në shtëpi skuadrën e Omonia Nicosia.

Top Channel