Neurokirurgu: Michael Schumacher në gjendje ‘vegjetative’, nuk reagon ndaj familjes

19/09/2020 16:48

Legjenda e garave me makina Michael Schumacher ka kaluar në “gjendje vegjetative ” dhe nuk reagon më ndaj familjes së tij, tha së fundmi një doktor i njohur.

Neurokirurgu Erich Riederer dha lajmin për përkeqësimin e gjendjes së sportistit të njohur në një dokumentar në televizionin francez.

“Mendoj se ai është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk mudn të reagojë. Ai merr frymë, zemra i rreh, dhe ndoshta mund të ngrihet për të qëndruar ulur po jo më shumë,” tha ai për rrjetin TMC.

“Mendoj se kjo është maksimumi për të. Nuk besoj se ka shensa për ta parë atë siç ishte para aksidentit”, tha Riderer duke iu referuar rrëzimit të Schumaker teksa bënte ski në Alpet Franceze në 2013, ku pësoi goditjen në kokë. Aksidenti ishte aq i rëndë sa megjithse ai mbante helmetë, ra menjëherë në koma.

Pretendimet e Riederer vijën disa ditë pasi ish-shefi i skuadrës Ferrari të Schumacher tha ne pretendimet e ngjashme se Schumaker po luftonte për jetën.

74 vjeçari Jean Todt, ishte mes disa vizitorëve të paktë që lejohen të vizitojnë 51 vjeçarin përveç familjarëve të tij.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/11/michael-schumacher-eshte-duke-luftuar-thote-miku-i-vjeter-jean-todt-pas-vizites-sekrete/

FOTO GALERI
2/5
Ish-piloti i Ferrari pësoi një plagë thuajse fatale në kokë në dhjetor 2013 kur doli jashtë piste duke bërë ski në Alpet Franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA