Barcelona e Ronald Koeman zhvilloi ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitijeve për sezonin e ri. “Blaugranat” fituan 3-1 ndaj Nàstic de Tarragona në një sfidë ku rezultati kishte pak interes para rreshtimit të ri që do të aplikojë trajneri holandez.
Vetëm pak çaste pasi skuadrat zbritën në fushë, mund të kuptohej lehtësisht se moduli që preferon Koeman është 4-2-3-1, duke konfirmuar atë që ishte zbuluar ditët e fundit nga mediet.
Koeman, shumë elegant në veshje, tregoi idenë që ai ka për Barçën e tij në miqësoren e parë. Lionel Messi e nisi titullar dhe, sikurse pritej, luajti në krah të djathtë të sulmit. Para mbrojtjes (Lengelt, Pique, Serg Roberto dhe Lenglet) u aktivizua dyshja Busquets-Alena, ndërsa pas sulmuesit të avancuar Griezman, treshja Messi-Pedri-Dembele.
Në pjesën e dytë Koeman e ndryshoi krejt formacionin duke aktivizuar: Iñaki Peña, Semedo, Araujo, Cuenca, Junior, Riqui Puig, De Jong, Trincao, Coutinho, Konrad dhe Braithwaite.
Sa i përket rezutatit, për Barcelonën në pjesën e parë shënuan Dembele dhe Griezmann me 11-metërsh, ndërsa shkurtoi diferencën Ribelles. Interesant fakti që Messi nuk e mori iniciativën për goditjen e penalltisë, që u shndërrua në gol nga Griezmann. 5 minuta nga starti i pjesës së dytë Coutihno realizoi golin e 3-1 dhe të fundit të kësaj miqësoreje.
Top Channel