Ishte shumë pranë transferimit te Lacio, por David Silva ka ndryshuar destinacion tashmë në mënyrë zyrtare. Spanjolli është transferuar në Spanjë te Real Sociedad.Një vendim shumë i befasishëm nga mesfushori, i cili kishte arritur akord parimor me Taren për kontratë 3-vjeçare me 4 milionë euro në sezon e një sërë bonusesh të tjerë.

Spanjolli mesa duket ka zgjedhur të luajë pranë familjes dhe ka vendosur të kthehet në La Liga. Klubi spanjoll njofton se ai ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshëm me baskët. Silva vjen si lojtar i lirë te Sociedad pas përfundimit të kontratës me Sitin, ku qëndroi për 10 vite dhe u shndërrua në legjendë të këtij klubi.

Prej ditësh ai nuk i përgjigjej telefonatave të Lacios dhe duket se kjo ka qenë arsyeja. Fillimisht u mendua për një ndërhyrje “blic” të Juventusit e më pas për një ofertë të majme nga Katari, por është Real Sociedad, që i bën “gjëmën” Tares e Lotitos, të cilët në fakt bënë çmos, duke i vënë në dispozicion edhe një avion privat Silvës për të qenë sa më pranë familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA