Goditje për Maranin para ndeshjeve të Nations League, Laçi dëmtohet, ftohet Fetai
Vendimi i Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga kombëtarja e Kosovës vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi në vend.
Menaxheri i Dardanëve, Bajram Shala që ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të trajnerit Foda komentoi vendimin e marrë nga kapiteni i skuadrës duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë prej tij në kombëtare
‘Fillimisht, dua që në emër të FFK-së ta falënderoj Rrahmanin për kontributin që ka dhënë si lojtar, pavarësisht se sa i papranueshëm është vendimi i tij i fundit. Për ne si Federatë kjo e nuk e fshin kontributin e madh që e ka dhënë në këto 10 vjet-deklaroi Bajram Shala.
Më pas menaxheri i Kombëtares së Kosovës zbulon se drejtues të Federatës kërkuan të udhëtojnë drejt Napolin me shpresën për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por futbollisti nuk ishte i gatshëm
‘As periudha si lojtar e kapiten nuk e justifikon vendimin e tij të fundit sidomos për mënyrën si ka ardhur ky veprim. Kam qenë në kontakt për kohë të gjatë, kam provuar të adresojë të gjitha kritikat eventuale që Amiri i ka pasur, i kemi ofruar që të shkojmë në shtëpinë e tij në Napoli që të diskutojmë për këto çështje, Amiri nuk ka qenë i gatshëm. Nuk i di arsyet e veprimit të tij, ai është goxha i pjekur. A ka qenë i manipuluar nga dikush tjetër, apo pse ka dalë me atë veprim, unë nuk e kuptoj. Por ajo që mund të them për të gjithë është se ekipi kombëtar nuk mund të kushtëzohet me prezencën apo mosprezencën e kujtdoqoftë, besoj që kjo vlen për të gjithë përfshirë Amirin-shtoi Bajram Shala.
Top Channel