Kakavijë/ Vijoi kalimi i emigrantëve. Nga sot kalojnë vetëm 750 persona me rezultat negativ të testit

17/08/2020 00:05

Në pikëkalimin e Kakavijës vijon edhe në këto momente përpunimi i mjeteve që prisnin në radhë prej disa ditësh.

Pak orë më parë autoritetet greke vendosën vijimin e punës për të mundësuar hyrjen në Greqi për ata që prisnin në radhë, ndërsa autoritetet shqiptare prej orës 20:00 morën masa që kjo radhë të mos shtohej me mjete të tjera.

Radha e qytetarëve që kanë leje qëndrimi apo shtetësi greke arriti në 12 km përgjatë 3 ditëve të fundit. Situata u rëndua duke prodhuar një krizë humanitare më e rënda dhe më e rrezikshmja e 30 viteve të fundit për shkak edhe të pamundësisë për të zbatuar protokollet e sigurisë për Covid-19.

Nga sot do të hyjë në fuqi regjimi i ri i masave të hyrjes në shtetin grek që i obligon të gjithë shtetasit që do të marrin aprovimin e PLF-së të paraqesin para autoriteteve kufitare një test Covid negativ të kryer 72 orët e fundit në Shqipëri nga laboratorë të licensuar publik apo privat. Gjithçka duhet të jetë e përkthyer në anglisht dhe e gjithë procedura duket e komplikuar për shumicën e atyre që nuk ja dolën të largohen para hyrjes në fuqi të regjimit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA