Të dëgjosh libra të lexuar nga dikush tjetër është një trend në rritje, si ka ndikuar kjo gjatë COVID-19

02/08/2020 19:23

Librat në audio (të dëgjosh tekstin të lexuar nga dikush tjetër) është një trend gjithnjë në rritje kohët e fundit. Një artikull të gjatë e interesant këtij fenomeni, i ka kushtuar dhe prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Sipas tyre, librat në audio po kërkohen së fundmi më shumë se sa librat në print apo në formatin e-book (libër që lexohet në kompjuter, tablet dhe telefon). Ekspertët argumentojnë se gjatë kësaj pandemie librat në audio kanë pasur ndikimin e tyre të njerëzit, duke renditur dhe përjetime personale.

“Kur kthej sytë pas përgjatë 2020-s, librat në audio mund të mos jenë e para gjë që më vjen ndërmend, por sigurisht kanë zënë një pjesë të veçantë e deri diku të çuditshme në këtë vit të turbullt. E para gjë që bëra gjatë izolimit të COVID-19, mes kollës dhe djersëve të tepërta, ishte të dëgjoja një libër në audio. Zgjodha katër novela dhe ishte sikur të kisha aty pranë me mua katër miq të vjetër. Familjarizimi me fjalët dhe ideja që kisha aty me mua zërin e dikujt që lexonte në veshët e mi, ishte një ndjesi e mirë. Por nuk isha vetëm në këtë fenomen, tre vitet e fundit librat në audio po marrin një dallgë të madhe popullariteti dhe mesa duket karantina e ka intensifikuar procesin. Një raport i Deloitte zbuloi se shitjet globale të librave audio janë rritur me 25-30% për vit dhe mendohet se do të kenë një fitim prej 3.5 miliardë dollarësh brenda vitit. Me SHBA-në dhe Kinën si dy superfuqitë e këtij fenomeni”, shkruhet në artikull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA