3 Çmimet e karantinës/ 82 vepra në garë që nxitën shkrimin në muajt e izolimit

17/07/2020 20:01

Bisedat e 5 grave për karantinën kryesojnë mes 82 veprave ne konkursin e çmimit te karantinës.

Vera Bekteshi na sjell gratë e “Grupi ‘Bella Ciao” ku ndajnë hallet e jetës së përditshme, por dhe mendimet lidhur me këtë gjëmë që po kërcënon botën.

“I jam mirënjohëse letërsisë sepse më shpëtoi gjatë internimit duke e lexuar. Dhe më ndihmoi që të kaloj periudhën e tranzicionit duke e shkruar atë”.

Një tjetër çmim shkon në Kosovë. “Iliri” me autor Lum Gashin, roman me temën e ditës, si personazh kryesor është i riu që mbijeton përmes punëve të rëndomta, ku fati i tij është në dorë të pronarit të kompanisë dhe zgjidhja mbetet vetëm ikja në perëndim; rrëfimi është i natyrshëm dhe pa sforcime.

“Ju falenderoj në emër të autorit dhe ndihemi krenar që ky çmim erdhi në Kosovë”.

“Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha dallojnë për stilin befasues dhe mjeshtërinë e ndërtimit të karaktereve. Tregimet e tij shërbejnë si një vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip.

“Sot ne kemi një festë për letërsinë. 44 vite më parë nuk ishte festë, sepse në një ditë si kjo janë pushkatuar dy poetë nga Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Unë si patriot i tyre e ndiej t’ja i dedikoj atyre”.

“82 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, që ka për qëllim te motivojë nxitjen e shkrimit shqip”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA