SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 851 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 136.720 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend.
SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.293.532, me 72.473 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit.
Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.807.496 raste të konfirmuara, India me 825.753 raste të konfirmuara dhe Rusia me 720.547 raste të konfirmuara.
New York vazhdon të jetë është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me gjithsej 426.016 raste të konfirmuara dhe 32.375 vdekje.
Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer mbi 41 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është rreth 1.460.000.
Top Channel