Nesër do të zhvillohet gara hapëse e sezonit të ri të Formulës 1, i shtyrë që prej muajit mars për shkak të pandemisë, ndërsa i pari garën do ta startojë piloti finlandez Valteri Bottas, i cili regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare.
Piloti i Mercedes u shfaq në një formë mjaft të mirë dhe vendosi një kohë rekord në pistën e Austrisë, duke lënë pas edhe shokun e tij të skuadrës, njëkohësisht kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton, ndërsa i treti do të niset piloti i Red Bull, Max Verstappen.
Një paraqitje aspak e mirë për pilotët e Ferrarit, me Charles Leclerc që regjistroi vetëm kohën e shtatë më të mirë, ndërsa gjermani Sebastian Vettel vendosi vetëm kohën e 11 më të mirë, duke u përjashtuar nga kualifikueset e treta.
Në fund të garës dy pilotët e skuadrës italiane nuk e fshehën zhgënjimin për rezultatet e arritura, por premtuan se në garë do të jetë një tjetër tablo dhe se do të synojnë podiumin.
Top Channel