Leicester konfirmon periudhën e errët që po përjeton në këto momente në futbollin anglez dhe pas eliminimit në FA Cup, skuadra e Brandon Rogers e sheh veten të mposhtet nga Evertoni i Carlo Ancelotti-t me rezultatin 2-1.
Në Goodison Park, Everton bëri një lojë të shkëlqyer në pjesën e parë nga i cili mori maksimumin teksa shënoi 2 herë në portën e Leicester. Në minutën e 10, Richarlison i dha avantazhit skuadrës nga Liverpool. pas 6 minutash Everton fitoi një 11 metërsh dhe Sigurdson mori përsipër ekzekutimin e tij duke u treguar i saktë për të çuar rezultatin në 2-0 për skuadrën e Ancelottit. Në pjesën e dytë, Leicester rihyri në lojë pas golit të Iheanachos që shkurtoi diferencën në 2-1, por skuadra ‘Dhelprave’ nuk arriti më që të ndryshojë situatën dhe Everton mori fitoren.
Chelsea nuk mundi dot të përfitojë nga humbja e Leicester për t’i marrë vendin e tretë në renditjen e Premier Leagues. Edhe Blutë e Frank Lampard pësuan disfatë, pikërisht në derbin londinez me West Ham 3-2. Chelsea mori avantazhin me Willian që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit por West Ham iu kundërpërgjigj shumë shpejt me Tomas Soucek. Në fillimin e pjesës së dytë Michail Antonio ndëshkoi Chelsean duke shënuar golin e avantazhit në 2-1, por Blutë u përgjigjën sërish me Willian që shënoi me goditje dënimi. Goditja finale për Chelsean erdhi nga Yarmolenko që shënoi golin e fitores 3-2 për West Hamin pas një kundërsulmi.
Shumë të lehtë e pati ndeshjen e tij Arsenali që shkatërroi Norwich 4-0 duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe është ende në garë për një vend në kompeticionet evropiane. Aubameyang përfitoi nga një gabim i portierit Krul duke shënuar golin e parë për Topcinjtë. Më pas i erdhi radha Granit Xhakës që të dyfishojë shifrat në rezultat me kosovarin e përfaqësueses zvicerane që shënon golin e parë sezonal. festivali i golave për Arsenalin vijoi sërish me Aubameyang që e çoi rezultatin në 3-0, ndërkohë që Cedric Soares fiksoi rezultatin 4-0.
Top Channel