Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell i bëri thirrje bllokut të zbatojë një “strategji më të fuqishme” ndaj Kinës.
Borrell tha në një video-konferencë me ambasadorët gjermanë, se analistët “kanë folur për një kohë të gjatë për përfundimin e sistemit të udhëhequr nga Amerika dhe ardhjen e shekullit aziatik”.
“Kjo, po ndodh tani para syve tanë”, deklaroi ai. Kryediplomati europian u shpreh se pandemia mund të shihet si një pikë kthese në transferimin e energjisë nga perëndimi në lindje dhe se “presioni po rritet ndaj BE-së që të zgjedhë njërën palë”.
Sipas tij, vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të ndjekin interesat dhe vlerat e tyre dhe “të shmangin instrumentalizimin nga njëra ose ana tjetër”. Edhe pse e përshkroi ngritjen e Kinës si “mbresëlënëse”, Borell shtoi se marrëdhëniet aktuale mes Brukselit dhe Pekinit, nuk bazohen gjithmonë në besim, transparencë dhe reciprocitet.
“Ne kemi vetëm një mundësi, që të bashkëpunojmë me Kinën me disiplinë kolektive”, nënvizoi ai duke shtuar se samiti i ardhshëm BE-Kinë, në vjeshtë, mund të sigurojë një mundësi për këtë. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Mas gjithashtu përsëriti nevojën për transparencë më të madhe nga Kina, një temë që është bërë aktuale, pas kritikave nga shumë vende të botës, në lidhje me trajtimin që Pekini bëri pandemisë.
Top Channel