Bisedat në Sky Ecc kanë zbuluar disa biseda mes trafikantëve të lëndëve narkotike, të cilët funksiononin si një grup i strukturuar kriminal.
Anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, kishin vijuar jetën e tyre në Ekuador, pavarësisht aktivitetit të tyre.
Sipas hetimeve, të vendosur në Kolumbi, Ekuador, Brazil dhe shtete të tjera të Amerikës Latine, nga komunikimet e zbërthyera në Sky Ecc, u zbulua se ata kishin krijuar lidhje me vajzat latine.
Në biseda zbulohet se mes tyre diskutohej për marrëdhëniet romantike që kishin krijuar me vajzat që jetonin në Amerikën Latine.
Bisedat në Sky Ecc:
ONJNHP: Vlla na u dashuru kteja si ndahet më ksaj hahahahaha
ONJNHP: Gjith ditën dora në qafë
7B9F5E: Jalla jalla ajde për hajer
ONJNHP: Kur të vije me latine te vegjel poshte hahahahahahaha
ONJNHP: Me ato të capricos ke folur ti, sepse une kam një muaj e gjys nuk kam folur.
ONJNHP: I thashë vlla pyesni shokun andeja për punë sepse ma ka lënë…
Qershorin e këtij viti, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ndërmori një operacion të gjerë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave në shuma të mëdha.
Gjykata e Posaçme lëshoi 20 urdhër arreste nga të cilat vetëm disa u ekzekutuan. Sipas SPAK-ut grupi kriminal trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Porto-Riko e Brazil, etj., drejt Europës dhe i pastronte paratë duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit ku dalin të përfshirë biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu.
Ilir Shtufi është një biznesmen me peshë në fushën e ndërtimit ndërtues i disa kullave në Tiranë. Ai njihet për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe më herët kompanitë e tij kanë qenë duke u hetuar nga SPAK për tenderin e fituar në lotin e 4 të Unazës së madhe në Tiranë.
Kokat e grupit që trafikonte drogë dyshohet se ishin Artur alias Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai të cilët ndodhen jashtë vendit. Drogën ata e çonin kryesisht drejt Belgjikës dhe Holandës përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontejnerë.
Përpunimi dhe ekstraktimi kimik i kokainës kryhej në magazina apo ambiente të marra me qira në këto shtete dhe më pas tregtohej në gjithë Europën. Në kuadër të këtyre hetimeve SPAK ka vendosur sekuestro preventive të disa kompanive, pronave të paluajtshme, automjeteve luksoze dhe llogarive bankare te te dyshuarve të cilat dyshohet se janë mbi 100 mln euro pasuri.
Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ e themeluar në 2022 me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit. Dhe në dy kompani të tjera me përqindje të ulët aksionesh. SPAK ka vendosur sekuestro edhe ndaj disa llogarive bankare të Artur Shehut dhe kompanive të Ilir Shtufit.
Mes emrave në sitë të SPAK është edhe biznesmeni Orgest Birçaj që merret me tregtim makinash luksoze. Një tjetër emër ndaj të cilit ka urdhër-arresti është Orest Sota i arrestuar nga SPAK, në 2017 pasi ju kapën në makinë 863 mijë euro, por kjo çështje u pushua më pas. Ai ka shkuar para prokurorisë si person që ka dijeni edhe për hetimet ndaj AKSHI-t.
Urdhër arrestet e lëshuara nga GJKKO më 12 qershor 2026:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gëzim Islami
Ilir Shtufi
Top Channel